Site icon Telegrafi

Babai i droguar i vë thikën në fyt bijës së tij, derisa dhjetëra policë përreth i kishin drejtuar revolet kah ai (Video)

Një baba i droguar është filmuar duke i mbajtur thikën në fyt bijës së tij, derisa policia përreth ia kishin drejtuar revolet.

Në pamjet e publikuara më poshtë nëna e vajzës dëgjohet duke bërtitur dhe lutur babanë e saj që ta lëshoj, transmeton Telegrafi.

28-vjeçari i identifikuar vetëm si Gerardo, gjithashtu dëgjohet duke bërtitur në kohën kur dhjetëra policë i kishin drejtuar revolet në drejtim të tij.

Dëshmitarët e rastit të tmerrshëm kanë deklaruar se ai gjatë tërë kohës i kishte mbajtur thikën në fyt bijës së tij.

Por, në një moment ky burrë shpërqendrohet dhe këtë rast e shfrytëzuan policia që të cilët iu afruan dhe arritën ta përplasin në tokë, duke e shpëtuar vajzën pa asnjë gërvishtje në fyt.

Nuk dihet se pse ky baba që është përdorues i rregullt i drogës, kishte mbajtur peng vajzën e tij.

Ndërkaq, raportohet se ngjarja ka ndodhur në Aguascalientes në Meksikë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9HxTy1vk6mw

Exit mobile version