Telegrafi

Babai dhe i vëllai e rrahin të miturën në Vushtrri, dyshohet se ishte në lidhje me një djalë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj një të miture.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00, në Vushtrri.

Tutje bëhet e ditur se sipas viktimës deri te ushtrimi i dhunës ka ardhur pasi që viktima është në lidhje dashurie me një djalë, për çka babai dhe vëllai i saj janë kundër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, e mitur. Sipas viktimës deri te ushtrimi i dhunës ka ardhur pasi që viktima është në lidhje dashurie me një djalë, për çka babai dhe vëllai i saj janë kundër”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit është njoftuar zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, dhe viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është vendosur në strehimore.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/