Një person është intervistuar pasi që i njëjti i ka detyruar tre fëmijët e tij (të mitur) të dalin rrugëve dhe të kërkojnë lëmosh.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:00 – 14:00, në Istog.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi që i njëjti i ka detyruar tre fëmijët e tij ( të mitur) të dalin rrugëve dhe të kërkojnë lëmoshë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon ë procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/