Site icon Telegrafi

Babai i Britney Spears, Jamie pezullohet nga roli i kujdestarit

Britney Spears ka shumë arsye për t’u gëzuar pasi siguroi një fitore të madhe në përpjekjen e saj të vazhdueshme për të larguar kujdestarinë 13-vjeçare dhe gjykata vendosi që babai i saj, Jamie P. Spears, të pezullohet menjëherë.

“Largimi është në interesin më të mirë të Britney Spears”, tha gjykatësja. “Situata aktuale nuk është e qëndrueshme”, shtoi ajo.

Gjykatësja gjithashtu urdhëroi që kontrolli i të gjitha aseteve të Spears t’i kalohej një kujdestari të përkohshëm të caktuar nga gjykata – një kontabilist publik i certifikuar i quajtur, John Zabel.

Britney Spears dhe babai i saj, Jamie (Foto: Getty Images)

Rreth 200 deri në 300 #FreeBritney mbështetës të të gjitha moshave u mblodhën jashtë gjykatës Stanley Mosk në Los Angeles, Kaliforni për të shprehur mbështetjen e tyre për këngëtaren.

Nën një prani të madhe të policisë që bllokoi rrugën, thirrjet jashtë gjykatës i bënë jehonë Pennyt të ‘bënte gjënë e duhur’ për të çliruar Spears plotësisht nga i ati.

Lexo po ashtu Babai i Britney Spears e vendosi atë nën mbikëqyrje me një pajisje dëgjimi të instaluar në dhomën e saj të gjumit, pretendon dokumentari i ri

Këngëtarja e “Gimme More” në qershor zbuloi kufizimet nën të cilat ka jetuar për shkak të kujdestarisë së të atit. Biondja më tej shtoi se as nuk mund të martohej.

Një përkrahës i Britney Spears (Foto: Chris Pizzello)

Gjatë seancës së mërkurës, gjykatësja dëgjoi argumente të shumta nga avokatët që përfaqësonin Britney dhe Jamie Spears.

Rosengart tha se artistja ‘dëshiron, ka nevojë dhe meriton një tranzicion të rregullt’ dhe argumentoi më tej se ‘është abuzuar nga ky njeri gjatë dekadës së fundit dhe që nga fëmijëria e saj’.

“Britney Spears dëshmoi nën betim për mizorinë dhe praninë toksike të James Spears në jetën e saj”, i tha gjykatëses. “Ka një mal provash që kërkojnë pezullimin e tij”.

Përkrahësit e Britney Spears (Foto: Twitter)

Jamie ka qenë në kontroll të financave të së bijës që nga viti 2008. Ylli i muzikës pop është mbyllur në një betejë gjyqësore me të babanë gjatë viteve të fundit, derisa ka punuar vazhdimisht për të rimarrë kontrollin e jetës së saj.

Seanca e radhës do të jetë më 12 nëntor dhe duhet të presim të shohim nëse kujdestaria është shpërbërë apo jo plotësisht. /Telegrafi/

Fansat dhe përkrahësit e Britney Spears (Foto: Twitter)
Exit mobile version