Bernardo Silva ishte një nga lojtarët që Barcelona synonte gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund, problemet me të cilat përballej klubi në regjistrimin e nënshkrimeve të reja e bënë të pamundur afrimin e tij.
Drejtori ekzekutiv i Manchester Cityt, Ferran Soriano, e bëri të qartë para mbylljes së afatit kalimtar se nuk donte të humbiste yllin portugez. Kur u pyet nëse Silva do të qëndronte ai tha: “Sigurisht”.
Babai i Silvas, Paulo Silva, ka hedhur dritë mbi arsyen pse djali i tij mbeti në Manchester City.
“Ka pasur shumë biseda, por një ofertë konkrete nuk u bë me kohë. Kur më në fund erdhi, nuk ishte më koha e duhur për të gjitha palët e përfshira”.
“Gjërat duhet të ndodhin në mënyrë racionale dhe nuk ishte një skenar ideal për Bernardon. Ai është një lojtar i pjekur, ai është 28 vjeç. Gjërat duhet të bëhen në mënyrë racionale, jo emocionalisht”, ka thënë ai për Stats Perform.
https://twitter.com/uglifestlye/status/1568329141585604610
Dy golat dhe dy asistimet e mesfushorit për Manchester Cityn deri më tani këtë sezon e kanë ndihmuar skuadrën e Pep Guardiolës të kalojë në vendin e dytë në Ligën Premier. /Telegrafi/