Telegrafi

“Babagjyshi” i verës, shpërndau televizorë të vjetër tek 50 shtëpi në SHBA dhe askush se di pse

Ngjante me festë Krishtlindjesh, përveç faktit se ishte muaji gusht dhe të vetmet dhurata që shpërndante “babagjyshi” ishin televizorë. Për të mos u identifikuar edhe vetë ai gjithashtu mbante në kokë një televizor.

Banorët e më shumë se 50 familjeve në qarkun në Virxhinia, u zgjuan fundjavën e shkuar me një televizor në verandën e shtëpive të tyre.

Policia filloi të marrë raportime në lidhje me TV-të herët të dielën. Në mëngjes, telefonat e tyre ishin bllokuar nga thirrjet.

“Të gjithë filluan të dilnin nga shtëpitë e tyre, të shëtisnin nëpër lagje duke parë TV në pragjet e dyerve të shtëpive”, tha Jeanne Brooksbank, një nga marrësit, e cila jeton në lagjen Hampshire.

Disa dërgesa u kapën në kamerat e sigurisë së banorëve.

Videot zbuluan të paktën një nga shpërndarësit. Në pamje duket një burrë i veshur me një kostum ngjyrë blu dhe doreza të zeza.

Në kokë mban një televizor të vogël, ndërsa në duar një tjetër më të madh të cilin e lë në ballkonin e një banese. Ndërsa largohet përshëndet me dorë nga kamerat e sigurisë.

Policia beson se ai kishte një ndihmës: një tjetër burrë me një xhup të bardhë që gjithashtu mbante një TV në kokë ndërsa bënte dërgesa.

“Ne përcaktuam se nuk kishte kërcënim të besueshëm për banorët.”

Televizorët më pas u mblodhën nga policia me një kamion dhe u dërguan për riciklim.

Nuk kishte asnjë kosto shtesë për banorët dhe incidenti nuk dëmtoi aktivitetin normal të policisë.

Policia nuk planifikon të hetojë më tej por ajo inkurajon banorët të kontaktojnë policinë nëse kjo ndodh përsëri.

Edhe nëse policia do të identifikojë “babagjyshin”  nuk do të ngrejë akuza.

“Kundërvajtja më e afërt me këtë do të ishte lënia e një sendi të padëshiruar në pronë publike ose private”, tha shefi i policisë. /oranews/