Site icon Telegrafi

“Babadimri” nuk detyrohet të mbajë maskë, por fotografimi me të do të jetë më ndryshe në Britani

“Babadimri” nuk është i detyruar të veshë maskë, por fëmijët nuk do të lejohen të ulen në gjurin e tij si më parë, ka njoftuar Downing Street.

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se ky vendim pasi që këtë vit po i presim festat e fundvitit në kohë pandemie, raporton bbc.

“Ne e dimë që takimi me Babadimrin është një përvojë magjike për fëmijët, prandaj ai do të marrë masa paraprake sigurie, përfshirë sigurimin që të veprojë në një mënyrë të sigurt për COVID, por nuk do t’i kërkohet që të mbajë maskë”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

“Babadimrat” do të lejohen në të gjitha zonat britanike pasi bllokimi të mbarojë të mërkurën, për sa kohë që ndodhen në vendet që lejohen të hapen, nën udhëzimin e qeverisë së re për periudhën e Krishtlindjeve.

Por “masat e duhura të sigurta për COVID-19” si distancimi social duhet të zbatohet në vazhdimësi. /Telegrafi/

Exit mobile version