Në Shkup sot, u mbajt vrapimi tradicional i “Baba Dimrave” si pjesë e euforisë së festave të fundvitit.
Në vrapim morën pjesë personat të grupmoshave të ndryshme të veshur me veshjen e “Baba Dimrave”, ndërsa gjatësia e pistës ishte dy kilometra.
Për më të mirët u shpërndanë edhe dhurata./Telegrafi/