Cesar Azpilicueta shpejt është bërë një nga lojtarët lider te Chelsea.
Spanjolli tashmë pesë vite është pjesë e Bluve, por ka arritur të fitojë shpejtë dashurinë dhe respektin e tifozëve të klubin londinez.
Azpilicueta iu bashkua Chelseat në vitin 2012 nga Marseille dhe në fitoren ndaj West Hamit bëri paraqitjen e 200-të në të gjitha garat për skuadrën e drejtuar aktualisht nga Antonio Conte.
Në tunelin e London Stadium para ndeshjes ndaj Hammers, Azpilicueta motivoi vazhdimisht lojtarët, duke treguar se ka atribute të bëhet pasardhës i John Terryt. /Telegrafi/
Azpi #CFC 😍🔵 pic.twitter.com/ULnOJHGQDj
— MSP2 (@MSPMSPMSP12345) March 7, 2017