Cesar Azpilicueta ka folur para ndeshjes me Liverpoolin, duke deklaruar se një fitore në këtë ndeshje do t’i shijonte shumë.
Ai e ka kujtuar edhe fitoren para pesë vitesh, kur Chelsea në atë kohë e la pa Ligë të Kampionëve, Liverpoolin.
“ E mbaj mend atë fitore të para pesë viteve në Anfield e cila na ka lumturuar pa masë”.
“Gjithsesi objektivi ynë nuk është ta pengojmë Liverpoolin në garën për titull, por thjeshtë të luajmë sa më mirë ndeshjen tonë pasi kemi nevojë për pikë”.
“Ne e dimë se do të luajmë në një skuadër shumë të fortë, por para së gjithash duhet të tregojmë atë që kemi treguar në ndeshjet e fundit”.
“Kemi treguar në këtë sezon se dimë ta mundim Liverpoolin, prandaj kam besim”, ka thënë Azpilicueta.
Cesar Azpilicueta është pjesë e Chelseat që nga vera e vitit 2012, kur erdhi nga Marseille për 8,8 milionë euro. /Telegrafi/