Site icon Telegrafi

Azizi: Pushteti ka tejkaluar autorizimet e legjitimitetit (Video)

Për vendimin e faljes dhe tërheqjen e tij nga presidenti Gjorgje Ivanov, profesori universitar Abdullah Azizi thotë se bëhet fjalë për një veprim i motivuar politikisht. Sipas tij u pa se kjo ishte vetëm një tendencë për të zvarritur procesin “Përzhinos” dhe për të fituar në kohë partitë në pushtet, njofton tv21.

Azizi tha se komunitetit ndërkombëtar ishte ai që ndikoi, duke bërë shtypje partive në pushtet, që Ivanov të bëj tërheqjen e vendimit për falje, me të cilin, sipas tij, janë shkelur procedurat ligjore dhe autorizimit kushtetuese të cilat i ka vet presidenti. Për krizën politike në Maqedoni, Azizi tha se edhe BDI ka përgjegjësi pasi është pjesë e pushtetit.

“Kjo situatë në të cilën ndodhemi ne sot është një rezultat i punës dhe i kokëfortësisë të ushtrimit të pushtetit ekzekutiv dhe ndikimit të kapjes së pushtetit në të gjitha format e saj të mundshme dhe ushtrimit e një ndikimi permanent mbi të gjitha institucionet. Këtu e shohim edhe fajin e partive politike që janë në pushtet pa përjashtuar edhe BDI-në që në një far mënyre i kanë tejkaluar autorizimet e legjitimitetit dhe njëfarë mënyre ato veç më kanë përgjegjësi për atë që ndodh sot në Maqedoni. Të jeni pjese e pushtetit dhe të mos keni përgjegjësi kjo nuk do të ishte e logjikshme”, u shpreh Abdullah Azizi, profesor universitar. /Telegrafi/

Exit mobile version