Ish-boksieri Aziz Salihu, ka vendosur që të merret me një “sport” tjetër – politikën. Ai ka vendosur t’i bashkohet partisë të sapoformuar të Milaim Zekës, Partisë Euroatlantike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur anëtari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Hysen Gecaj, i cili i ka uruar mirëseardhje Salihut në parti.
“Aziz Salihu, legjenda e boksit shqiptar. Mirë se erdhe në Partinë Euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Milaim Zeka ka zyrtarizuar partinë e tij gjatë muajit qershor.
Ai kishte pohuar se partia e tij do të luftojë për shtet ligjor dhe për standarde euroatlantike.
Po ashtu ai ka thënë se në zgjedhje synojnë të shkojnë të vetëm.
Së fundmi PEK është regjistruar edhe në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve si partia më e re në vend./Telegrafi/