Telegrafi

Aziri tregon për pengesën e bashkëpunimit mes Alternativës, Besës dhe ASH-së

Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e procesit të zhvillimit të bisedimeve për një listë të përbashkët me partitë Alternativa dhe Besa.

Ai në emisionin e pasdites në TV21, “Pastel” tha se në atë kohë që të dy partitë tani opozitare, ishin kundër bashkimit në një listë të përbashkët.

“Kam qenë në bisedime, ishte e pamundur që Alternativa dhe Besa të bashkohen në një listë me ASH-në, tani ky bashkim kaq i shpejtë…”, tha Aziri.

Megjithatë refuzon të komentojë motivet aktuale të ribashkimit të këtyre dy partive.

https://youtu.be/m2ca8EHtDXw