Shumë vende të Azisë kanë riforcuar sot kontrollet e tyre përballë përhapjes së virusit të ri, i ngjashëm me SARS-in, që ka shkaktuar tashmë vdekjen e gjashtë personave në Kinë dhe ka rritur frikën për një krizë sanitare botërore.
Nga Bangkoku në Hong Kong, nga Singapori në Sidnej, autoritetet po kryejnë kontrolle sistematike me mbërritjen e fluturimeve nga zonat me rrezik, pasi Pekini konfirmoi që ky koronavirus i ri ishte transmetuar përmes qenieve njerëzore.
Kina ka regjistruar 77 raste duke e çuar numrin total në rreth 300, ndërkohë që sëmundja ka shkaktuar tre viktima të tjera në Wuhan.
Epidemia ka prekur disa persona të tjerë në Japoni, Korenë e Jugut dhe në Tajlandë.
“Rreth 922 pacientë mbeten nën vëzhgim në spitalet kineze”, sipas shifrave të komunikuara nga autoritetet shëndetësore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të mblidhet nesër për të vendosur nëse duhet shpallur një urgjencë për shëndetin publik në nivel global. /ATSH/