Telegrafi

Azeti sjellë me aeroplan privat në Kosovë disa prej fansave të tij më besnikë

Reperi i njohur shqiptaro-gjerman, Azet ka bërë një gjestë falënderues për disa prej fansave të tij më besnikë.

Ai ka përzgjedhur një grup prej 20 personash për t’i sjellë nga Gjermania në Kosovë për një qëndrim dyditor në vendin tonë.

Kjo përzgjedhje e tyre është bërë përmes Instagramit, të cilët duhej të arsyetonin se pse duhej të ishin në mesin e atyre që do të  fitonin këtë eksperiencë.

Foto: Azet/Instagram

Përveç fansave shqiptarë në këtë grup kishte dhe nga ata gjerman, kjo për arsye që ata të njihen me kulturën dhe për të thyer edhe disa paragjykim që ata mund ti kenë.

Ndërsa reperi në deklaratën e tij për emisionin ‘Prive’ lidhur me këtë ngjarje tha se gjatë gjithë vikendit ata do të jenë së bashku duke vizituar pjesë të ndryshme të vendit.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, edhe menaxhmenti i Azetit u shprehën se ata kanë mirëpritur këtë iniciativë të reperit, e sidomos për faktin që disa shtetas gjerman do të kenë mundësinë të vizitojnë dhe njihen me Kosovën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Azet

Ndërkohë, Azet po vazhdon të jetë i angazhuar me mbrëmje muzikore dhe në të njëjtën kohë po shijon suksesin e këngës “Karussell” që solli në bashkëpunim me reperin Zuna. /Telegrafi/