Reperi i njohur shqiptar, Azet, tash e një kohë ka filluar punën për albumin e ri.
Ai para dy ditësh solli remiksin e “Xhep” në bashkëpunim me reperin nga Ferizaj, Mozzik.
Përveç me këtë të fundit, reperi nga Podujeva remiksin e kësaj këngë e ka sjell edhe me artisten Dhurata Dora.
Kënga tashmë gjendet e lansuar në platformën YouTube dhe reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe tejet pozitive.
Projekti është gërshetim i gjuhës shqipe me atë gjermane, pasi Azet jeton që shumë vite në Gjermani.
Azet dhe Dhurata po ashtu numërojnë edhe dy projekte tjera të suksesshme: “Lass Los” dhe “Fajet”. /Telegrafi/