Reperi nga Podujeva i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, momentalisht është duke qëndruar në Kosovë.
Kjo ngase ai gjatë kësaj kohe është mjaft aktiv dhe i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, përreth vendit tonë.
Ndërkohë, sot (e diel) me rastin e festës së Kurban Bajramit reperi ka zgjedhur t’i ndihmojë nevojtarët.
Kjo u bë e ditur nga vet ai përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Urime festa e Kurban Bajramit të gjithëve”, ka thënë në njërin prej postimeve ai.
Përveç tij, festën e kanë uruar edhe shumë yje të tjerë të estradës me postime të llojllojshme. /Telegrafi/