Telegrafi

Azet lanson albumin “Fast Life”

Azet...

Reperi shqiptar me famë të madhe në Gjermani, Azet, ka publikuar albumin e tij.

“Fast Life” titullohet projekti i ri i reperit që vjen si një album.

Projekti ka disa këngë hite të përfshira, teksa është pritur mirë qysh në orët e para të lansimit.

Konfirmimin e lansimit reperi e bëri në rrjetin social Instagram, aty ku ai edhe ka konfirmuar krijimin etij të ri muzikor.

Azet është një prej reperëve më të njohur në Gjermani dhe ai me krenari ka pranuar se vjen nga Kosova duke i kushtuar disa këngë.

Se Azet është i lidhur edhe me hip hopin shqiptar këtë e tregoi edhe në bashkëpunimin e fundit me Noizyn.

Kënga e tyre “Kriminell” tashmë për një javë ka arritur hiç më pak se 8.5 milionë klikime. /Telegrafi/