Reperi i famshëm shqiptar, Azet ka qenë mjaft aktiv edhe këtë vit duke sjellur disa projekte muzikore.
Por, me sa duket reperi nuk planifikon të ndalet kjo pasi së fundmi ka publikuar një tjetër bashkëpunim me reperin gjerman dhe bashkëpunëtorin e tij prej vitesh, Zuna.
Dyshja e njohur dhe mjaft e pëlqyer nga publiku kanë lansuar këngën me titullin “LS”, të cilën e realizuan edhe me videoklip.
Projekti më i ri i dy artistëve tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave.
Kujtojmë që projekti i fundit I dyshes ishte “Oeo” që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e njohur shqiptare, Dhurata Dorën.
Ndërkohë, kujtojmë që Azet, fama e të cilit ka depërtuar edhe në Gjermani gjatë sezonit veror ishte i pranishëm në Kosovës edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/