Dy nga reperët më të pëlqyer në trojet shqiptare, Azet dhe Mozzik, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Lajmin e kanë konfirmuar vet artistët me anë të një postimi që kanë ndarë në llogaritë e tyre personale, Instagram.
“Sonte ora 00:00”, ka qenë përshkrimi i postimit të Mozzik duke treguar se kanë realizuar remiksin e këngës “Xhep” që Azet ditë më parë e solli në bashkëpunim me Albin.
Në anën tjetër, edhe ky i fundit ka paralajmëruar fansat me një postim të njëjtë në gjuhën gjermane, pasi reperi nga Podujeva prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani.
Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes që besohet se do të shndërrohet në një nga hitet e verës.
Kjo pasi reagimet në hapësirën për komente ishin nga më të ndryshmet, duke theksuar se mezi po presin për këtë këngë të dyshes së famshme shqiptare.
Mozzik aktualisht është duke e shijuar suksesin e albumit të ri “Mozzart”, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe të shtunën bëri bujë të madhe gjithandej pasi filloi turin për shpërndarjen e albumit në qytete të Kosovës – marrë parasysh situatën e krijuar me coronavirus. /Telegrafi/