Telegrafi

Azet dhe Mozzik publikojnë këngën e re “Xhep”

Reperët Azet dhe Mozzik, mbrëmë në orën 00:00 kanë publikuar projektin e ri muzikor.

Dyshja e famshme shqiptare sollën remiksin e këngës “Xhep”, të cilin në origjinal Azet e lansoi para disa ditëve.

Kënga vjen e realizuar në shqip dhe në gjuhën gjermane – pasi artisti nga Podujeva jeton dhe vepron që një kohë të gjatë në Gjermani.

Azet dhe Mozzik (Foto: YouTube)

Projektin e kanë shoqëruar me një video të veçantë dhe tashmë e gjeni të disponueshëm në kanalin YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga duket të jetë pjesë e albumit të ri të Azetit që pritet të dalë në treg së shpejti.

Bashkëpunimi i parë i dy reperëve ka filluar të pëlqehet dhe të komentohet në masë të madhe nga publiku dhe admiruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/