Telegrafi

Azet dhe DJ Gimi – O publikojnë këngën e re “Bona”

Foto: Screenshot/YouTube

Artistët shqiptare, Azet dhe DJ Gimi – O, kanë prezantuar në mesnatë (e premte) projektin e ri muzikor.

“Bona” mban titullin bashkëpunimi i tyre i ri, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Vlen të ceket se videoklipi i këtij projekti është xhiruar në ambientet e qendrës tregtare, “Prishtina Mall”.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarët ndërkohë vijnë me një interpretim të përzier, në shqip dhe në gjuhën gjermane.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Producimi i këngës u bë nga Paix, Lolo79, Menju dhe DJ Gimi – O.

Foto: Screenshot/YouTube

Për masterizimin u kujdes Kingsize me video nga Fati.TV.

Azet dhe Gimi – O jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, ndërsa janë tejet të pranishëm në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/