Artistët me origjinë shqiptare, Azet dhe Dardan, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
“Gang” mban titullin kënga e dyshes së famshme, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Producimi u bë nga TLC Beats & Menju, që njëherësh janë kujdesur edhe për miksimin.
Videoja ndërkohë iu besua nga Fati.TV dhe tani ndodhet në kanlin e KMN Gang në YouTube.
Azet dhe Dardan janë me origjinë nga Kosova, por që jetojnë dhe veprojnë prej shumë vitesh në Gjermani.
Të njëjtit kanë pushtuar tregun ndërkombëtar me projektet që kanë realizuar ndër vitesh.
Azet nga ana tjetër shpesh organizon koncerte edhe nëpër trojet shqiptare. /Telegrafi/