Telegrafi

Azet arrin 15 milionë për një muaj me “Uberlebt”

Azet ka vazhduar me projekte të suksesshme të tij dhe së fundmi klipi i tij “Uberlebt” u prit shumë mirë.

Videoklipi më i ri i reperit i xhiruar në Shqipëri rrëmbeu vëmendje të madhe në gjithë Gjermaninë.

DJ A Boom realizoi muzikën e kësaj këngë, ashtu sikurse edhe e punoi në studio.

Kurse, Fati Tv ka realizuar klipin atraktiv të këtij projekti, për reperin shqiptar i ciil ka thyer rekorde në Gjermani.

Tashmë kënga për një muaj të publikimit ka arritur 15 milionë klikime.

Reperi shqiptar që ka krijuar famë të madhe në mbarë Evropën do të mbajë një turne në trojet shqiptare.

Ai pritet të performojë nga 15 qershori deri në fund të verës në mbarë vendin. /Telegrafi/