Përfaqësuesja e Kosovës do ta nisë kampanjën në Ligën e Kombeve në Divizionin D.
Dardanët ndeshjen e parë në këtë garë do ta zhvillojnë në udhëtim tek Azerbajxhani.
Azerët shihen si konkurrenti kryesor i Kosovës për të dalë nga Grupi dhe këtë e ka pranuar edhe trajneri Bernard Challandes.
Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët e Përfaqësueseve.
Për Kosovën në portë do të jetë kapiteni Samir Ujkani, ndërsa mbrojtje përbëhet nga Vojvoda dhe Paqarada në krah ndërsa Rrahmani dhe Aliti në qendër.
Mesfushorët që pritet t’i shkatërrojnë aksionet janë Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu.
Ndërkohë katërshja ofensive do të jetë nga Zhegrova, Celina, Zeneli dhe Muriqi.
Formacionet zyrtare:
Azerbajxhani: Agayev, Garayev, Abbasov, Pashayev, Medvedev, Madatov, Makhmudov, Gurbanov, Shedaev, Almeida, Hyseynov.
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Paqarada, Rrahmani, Aliti, Shala, Kryeziu, Celina, Zhegrova, Zeneli, Muriqi. /Telegrafi/