Telegrafi

Azemi paralajmëron Pejën

Edmond Azemi ka folur për ndeshjen e pestë finale që do të zhvillohet në këtë fundjavë në Pejë.

Ai ka thënë se skuadra e tij shkon e motivuar në Pejë ku do të përballet me një skuadër të fortë.

“Ne shkojmë të motivuar për ta fituar edhe këtë duel dhe më pas të kthehemi në kryeqytet e të festojmë së bashku me qytetarët. E meritojmë të stolisemi edhe me këtë trofe, sepse kemi qenë skuadër më e mirë gjatë gjithë edicionit”.

“Në anën tjetër Peja ka ekip shumë të fortë dhe fakti se i mposhtëm me 25 pikë dallim nuk do të thotë asgjë, andaj ne duhet të mobilizohemi, sepse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje, ku gabimet nuk falen”, ka thënë Azemi.

Seria finale është barazuar në 2-2 dhe ndeshje e fundit në Karagaç do të vendos fituesin. /Telegrafi/