Telegrafi

Azemi: Na kanë munguar Plisat, fitoren ua dedikoj atyre

Sigal Prishtina fitoi ndaj Pejës në Mitrovicë për ta fituar trofeun e Kupës së Kosovës në basketboll, ndërsa Edmond Azemi ua ka kushtuar tifozëve këtë triumf.

Në prononcimin e tij pas finales, Azemi është shprehur se ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë qenë të vetëdijshëm se kjo do të jetë një përballje e vështirë.

Lexo po ashtu Kupa në duart e Sigal Prishtinës

Kapiteni më tej është shprehur se Prishtinës i kanë munguar tifozët – Plisat, të cilët nuk ishin të pranishëm në palestër.

Ai ka thënë se basketbollistët i kanë pritur mbështetësit e tyre, pasi pikërisht për ata edhe kanë luajtur.

“Trofeun ua dedikoj atyre”, ka deklaruar Edmond Azemi. /Telegrafi/