Sigal Prishtina fitoi ndaj Pejës në Mitrovicë për ta fituar trofeun e Kupës së Kosovës në basketboll, ndërsa Edmond Azemi ua ka kushtuar tifozëve këtë triumf.
Në prononcimin e tij pas finales, Azemi është shprehur se ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë qenë të vetëdijshëm se kjo do të jetë një përballje e vështirë.
Kapiteni më tej është shprehur se Prishtinës i kanë munguar tifozët – Plisat, të cilët nuk ishin të pranishëm në palestër.
Ai ka thënë se basketbollistët i kanë pritur mbështetësit e tyre, pasi pikërisht për ata edhe kanë luajtur.
“Trofeun ua dedikoj atyre”, ka deklaruar Edmond Azemi. /Telegrafi/