Azem Syla është sjellë në Prishtinë, ndërsa pasdite pritet të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake për t’iu caktuar masa e sigurisë.
Ish-drejtuesi i UÇK-së, Azem Syla, është dorëzuar sot në mëngjes te organet e rendit në pikën kufitare Kosovë- Shqipëri në Vërmicë, tri ditë pasi Policia e kërkoi atë në shtëpinë e tij në Kishnarekë të Drenasit.
Syla është sjellë menjëherë në Prishtinë, ndërsa pasdite pritet të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake për t’iu caktuar masa e sigurisë. KALLXO.com ka xhiruar në momentin kur ai është sjellë në Polici në Prishtinë.
Ai dyshohet se është pjesë e një grupi të organizuar që kanë tjetërsuar pronën shoqërore në Veternik dhe Çagllavicë.