Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku sot në konferencë për shtyp tha se mbi 20 persona në aksidentin në Bullgarinë janë nga Komuna e Studeniçanit.
Ai shtoi se në mesin e viktimave janë edhe një nënë me katër fëmijë dhe motra e saj me dy fëmijë si dhe një mësimdhënëse me të bijën e saj.
“Është humbje e madhe për të gjithë ne, për gjithë shtetin dhe posaçërisht për Studeniçanin. Humbja është e madhe, shpreh ngushëllime, ndërsa Zoti i shpërbleftë me Xhenet viktimat”, u shpreh Sadiku.
Ndryshe, në aksidentin tragjik në Bullgari humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/