Këngëtari Azem Lukaj ka prezantuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Pa fat” mban titullin kënga e tij e re e zhanrit baladë, e cila është punuar nga Valon Biba.
I njëjti ka shkruar edhe vargjet e tekstit, ndërsa orkestrimi është realizuar në bashkëpunim me Hekuranin.
Me një klip interesant, me atmosferë dimërore dhe mjaft melankolike, këngëtari Lukaj solli një performancë interesantet të këngës së tij.
Klipi “Pa fat” është realizuar nga AN Production. /Telegrafi/