Telegrafi

Azem Gagica për Albën: E shoh si nënën e fëmijëve të mi

Azem Gagica tashmë e ka shprehur pëlqimin ndaj banores së Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukajt.

Ai i ka shkruar një letër, me anë të së cilës ka shprehur ndjenjat e parë në drejtim të banores, e madje kishte bërë edhe disa deklarata të forta.

Kjo u diskutua në spektakël mes Azemit, ku një përgjigje u dha edhe nga modelja.

Foto: Screenshot/Facebook

Azemi theksoi se dëshiron të ketë diçka më shumë me Albën dhe pse jo e sheh edhe si nënën e fëmijëve të tij.

“Për mua është, unë dua dikur dikur të bëhem prind, dua ta bind që jam ai personi që do të jetë babai i fëmijëve të kësaj, e kjo të jetë nëna e fëmijëve të mi”, tha ai.

Foto: Screenshot/Facebook

Në anën tjetër, Alba tha se është akoma herët dhe se u ndje pak në siklet në ato momente kur pa letrën.

“Realisht nuk dija se si të reagoj, isha pak në siklet. Nuk kam ndonjë koment të bëj, por ishte shumë romantike. Më ka bërë të ndihem shumë mirë dhe e vlerësuar”, ka thënë Vukaj.


Pritet të shihet në vijim se si do të rrjedhë historia e tyre, nëse do të bëhen çift gjatë këtij edicioni. /Telegrafi/