Azem Gagica u largua të premten (22 dhjetor) përfundimisht nga Big Brother VIP Kosova 2.
Ai la shtëpinë më të famshme në Kosovë dhe garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
I njëjti ka qenë së fundmi i ftuar në “Big Talk”, ku ka folur për eksperiencën brenda si dhe për atë që ka parë jashtë.
“Kur kam dalë jam befasuar se çfarë përkrahje kam pas sepse aty brenda nuk e kam ditur”, u shpreh ai.
Ish-banori tutje theksoi: “Thjesht aty brenda në shtëpi kam qenë vetvetja, nuk e di a kam bërë ndonjë gjë gabim, që më ka qitur jashtë publiku mua”.
Ai mes tjerash tha që për lojë u përdor nga Alba Vukaj, për të cilën shprehu një pëlqim kur ishte brenda.
Azemi doli edhe një javë më parë, por i qëlloi bileta kthyese, që e bëri sërish pjesë të shtëpisë. /Telegrafi/