Mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte, mund t’i ofrohet një opsion transferimi për të qëndruar në Ligën Premier këtë verë.
Futbollisti luajti një rol kyç në stadiumin Etihad në sezonin 2022/23, teksa City marshoi drejt tripletës historike.
Megjithatë, mungesa e minutazhës së rregullt në ndeshje ka filluar të frustroj 29-vjeçarin, pasi ai dëshiron të luajë vazhdimisht në nivel klubesh, për të ruajtur vendin e tij fillestar me Spanjën në Euro 2024.
Barcelona u përfol se po shqyrtonte një lëvizje të mundshme, por ardhja e Inigo Martinez duket se i ka dhënë fund interesimit të tyre.
Sipas raportimeve nga Daily Star, Crystal Palace tani mund të kërkojë të bëjë një lëvizje të guximshme për mbrojtësin me përvojë, pasi City po kërkon Josko Gvardiol.
City do të vlerësojë Laporten me rreth 25 milionë euro, por Palace do të synojë ta ulë këtë çmim, përpara se skuadrat e tjera të Ligës Premier të hyjnë në garë. /Telegrafi/