Telegrafi

Axl Rose shokon fansat me dukjen e tij, operacionet e shumta plastike e kanë bërë të panjohur

(Foto: Instagram/gunsnroses)

Frontmeni i grupit legjendar “Guns N’ Roses”, Axl Rose, disa javë më parë ka performuar me këngëtaren amerikane, Carrie Underwood, në një festival në Kaliforni dhe së bashku kënduan hitet, si “Sweet Child O’ Mine”, “Paradise City” e “Welcome To The Jungle”.

Mirëpo, paraqitja e shkëlqyer u la nën hije nga pamja e rokerit të famshëm, i cili dikur vlerësohej nga femrat në mbarë botën dhe tani shokoi me dukjen e tij.

Axl duket se e ka të vështirë të pajtohet me faktin se po plaket, ndaj mundohet ta fshehë me procedura të shumta estetike, gjë që e ka bërë ‘të panjohur’.

(Foto: Instagram/gunsnroses)

Tiparet e fytyrës i kanë ndryshuar me kalimin e viteve, duke qenë se e ka operuar hundën, ka vendosur implante në faqe, ka shtrënguar fytyrën dhe i ka tërhequr kapakët e syve.

Ndryshe, në librin “Last of the Giants: The True Story of Guns N ‘Roses”, u botuan informacione të shumta, deri tani të panjohura për jetën e Axl. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/gunsnroses)

 

(Foto: Instagram/gunsnroses)