Site icon Telegrafi

Avramopoulos për Kosovën: Unë dëshiroj të ndihmoj, por edhe të më ndihmojnë

Komisioneri i Bashkimit për Evropian për migrimin Dimitris Avramopoulos gjatë konferencës në Tiranë foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai vlerësoi punën e bërë nga shteti i Kosovës, por kërkoi nga autoritetet që të përshpejtojnë përpjekjet.

Avramopoulos dha lajmin se së shpejti do të shkojë në Kosovë, por deklaroi se dëshiron të ndihmoj, por gjithashtu dëshiron që edhe ta ndihmojnë.

“Ju e dini mirë që Kosova duhet të përmbushë disa standarde. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve që t’i përshpejtojnë përpjekjet për këtë gjë. Për ne situata në Kosovë është e rëndësishme. E kuptojmë që ajo është e etur të shohë sinjale të prekshme sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk kemi dërguar kurrë sinjale negative, përkundrazi. Jemi përpjekur që ta ndihmojmë Kosovën në përpjekjen që ka ndërmarrë për t’i përmbushur të gjitha këto kërkesa të njohura tashmë. Kam ndërmend të shkoj në Kosovë shpejt. Dëshira ime është që të ndihmoj. Por edhe të më ndihmojnë”, tha Avramopoulus.

Exit mobile version