Ndonëse nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin pa viza, ka thënë se dita e sotme shënon një diferencë të rëndësishme.
Gjithsesi, sipas tij, Kosova tanimë gjendet në metrat e fundit të rrugës saj drejt liberalizimit.
“Qeveria e Kosovës dhe autoritetet kanë punuar shumë dhe kanë sjellë rezultate. Ka të bëjë me një vendim të bazuar në meritë. Tanimë është në duart e Parlamentit evropian dhe Këshillit të Ministrave. Raporti i sotëm është një konfirmim se Kosova i ka përmbushur kriteret por kjo nuk garanton lëvizjen e lirë ende. Lëvizja pa viza tanimë varet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli”.
“Sot nga këtu po i thërras edhe Këshillin Evropian dhe Parlamentit që të lëvizin sa më shpejt që tu ofrojnë lëvizje të lirë qytetarëve kosovarë drejt Bashkimit Evropian”, është përgjigjur Avramopoulos në pyetjen se cila do të jetë data kur qytetarët do të lëvizin pa viza. /Telegrafi/