Site icon Telegrafi

Avokatja e Shakiras, Pilar Mane ka besim se këngëtarja dhe Pique mund të arrijnë një marrëveshje në lidhje me fëmijët e tyre

Foto: Arkiv

Nuk kanë munguar spekulimet se çfarë do të ndodhë me fëmijët e Shakiras dhe Gerard Piques pasi çifti njoftuan se i dhanë fund marrëdhënies së tyre 12-vjeçare.

Këngëtarja thuhet se dëshiron t’i sjellë fëmijët në Miami, ndërkohë që mbrojtësi i Barcelonës nuk qëndron në të njëjtin drejtim.

Avokatja e Shakiras, Pilar Mane, mbetet me shpresë se dyshja mund të arrijnë një mirëkuptim për hir të Milanit dhe Sashas.

Shakira dhe Pique (Foto: Arkiv)

“Ne të gjithë shpresojmë kështu”, tha ajo në një deklaratë për Europa Press.

Deklarata e saj sugjeron se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes dy të famshmëve dhe se negociatat kanë rezultuar të jenë të ndërlikuara.

Kur u pyet nëse ka mundësi që artistja t’i sjellë fëmijët me vete në Miami, Mane tha: “Nëse ka ndonjë gjë, ata do ta dinë në fund”.

Shakira dhe Pique (Foto: Arkiv)

Agjencia e lajmeve raporton se ylli i muzikës pop ka mbajtur disa takime me avokaten e saj për të diskutuar një strategji në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve.

Pilar Mane zgjodhi të mos spekulojë se kur Shakira dhe Pique do ta zgjidhin këtë çështje.

Lexo po ashtu Gerard Pique ndërpret lidhjen e re dhe kërkon të bëjë paqe me Shakiran

“Epo, nuk e di sepse nuk më lejojnë të hyj”, tha ajo.

Shakira dhe Pique (Foto: Arkiv)

Sipas emisionit “Chisme No Like” në YouTube, Shakira i ka bërë një ofertë milionë dollarëshe Piques për të sjellë fëmijët me vete në Miami.

Ajo gjithashtu ofroi të paguante mbështetjen e plotë të fëmijëve për të dy, si dhe pesë udhëtime të klasit të parë në vit, në mënyrë që Pique të mund të shihte fëmijët e tij në Miami.

Shakira dhe Pique (Foto: Arkiv)

Përveç kësaj, si Milani ashtu edhe Sasha do të lejohen të shkojnë në pushime me Piquen gjatë verës. /Telegrafi/

Exit mobile version