Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit procedon në Kushtetuese kërkesën e SBASHK-ut për revokim të pezullimit të Ligjit të Pagave

Foto: Arkiv

Avokati i Popullit ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të Pagave.

Në njoftimin e tyre, SBASHK-u bën të ditur se kishte nisur përmes shoqatave sindikale dhe nivelit komunal sindikal të mbledh nënshkrime dhe t’i drejtohet Avokatit të Popullit që pas shqyrtimit të çështjes, ta procedojë në Kushtetuese kërkesën e tyre për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të Pagave, kërkesë kjo që është proceduar tashmë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se SBASHK-u, Sindikata e Shëndetësisë, Policisë, Doganës dhe Zjarrfikësve janë në përfundim të përgatitjes së një shkresë të përbashkët për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave. Kjo shkresë Kushtetueses do t’i dorëzohet së largu të premten e kësaj jave.

Njoftimi i plotë i SBASHK-ut:

Avokati i Popullit ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e anëtarësisë së SBASHK-ut

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të Ligjit të pagave, anëtarësia e SBASHK-ut kishte nisur përmes shoqatave sindikale dhe nivelit komunal sindikal të mbledh nënshkrime dhe t’i drejtohet Avokatit të Popullit me kërkesën që Ai , pas shqyrtimit të çështjes, ta procedojë në Kushtetuese kërkesën e tyre për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të Pagave. Avokati i Popullit ka njoftuar se kërkesa e institucioneve arsimore komunale të arsimit, e nënshkruar nga anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), drejtuar Avokatit të Popullit, për revokimin e Vendimit nr. KO 219/19 për masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, i datës 12 dhjetor 2019, lidhur me pezullimin e përkohshëm të Ligjit të pagave, është proceduar në Gjykatën Kushtetuese. SBASHK-u shpreh respekt për këtë angazhim të Avokatit të Popullit. Po ashtu SBASHK-u , Sindikata e Shëndetësisë , Policisë, Doganës dhe Zjarrfikësve janë në përfundim të përgatitjes së një shkresë të përbashkët për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese në emër të anëtarësisë së tyre e që ka të bëj me kërkesën për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave. Kjo shkresë Kushtetueses do t’i dorëzohet së largu të premten e kësaj jave.

 

Exit mobile version