Site icon Telegrafi

Avokati i Popullit: Linjë telefonike falas për shkeljen e të drejtës së votës

Në zyrat e Avokatit të Popullit të dielën më 5 maj, në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Ohër dhe Novo Sello, nga ora 7:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës së votës.

Për qytetarët të hapura do të jenë shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë, Kumanocë, Strumicë dhe Shtip, me qëllim që të ndihmohet mbrojtja e të drejtës së votës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Krahas zyrave, si linjë falas, qytetarët do të mund t’i mbrojnë të drejtat e tyre në numrat telefonik: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329- 996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242-310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.

Avokati i Popullit do t’i mbrojë me ndërmarrjen e masave të menjëhershme për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor.

Avokati i Popullit potencon se e drejta e votimit është e drejtë kushtetuese që realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për arsye të realizimit të kësaj të drejte./Telegrafi/

Exit mobile version