Avokati i Popullit i bëri apel Qeverisë që sa më shpejt të intensifikojnë punët me manxhimin e mbeturinave, posaçërisht në ndërtimin e deponive rajonale, dhe me këtë do të parandalojnë rrezikun e mëtejshëm nga ndotja e mjedisit jetësor.
“Ndodhitë e fundit me zjarrin e mbeturinave në deponinë rajonale Rusino në fund të Gostivarit, si dhe në deponinë Bukovë në Ohër tregojnë se sa e rëndësishme është zgjidhja e kësaj çështje, posaçërisht kur pasojat e ajrit të ndotur do të kenë pasoja jo vetëm në ato rajone po në të gjithë shtetin”, thotë Avokati i POpullit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai me zhgënjim konstatoi se edhe pas tre viteve hulumtime për gjendjen e deponive në Maqedoni, konstatimet kanë mbetur të njëjta në terren./Telegrafi/