Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po afrohen ndërsa Avokati i Popullir po ju bën thirrje qytetarëve, për rëndësinë e të drejtës së votës dhe mënyrës së shprehjes dhe mbrojtjes së kësaj të drejte. Avokati i Popullit gjithashtu bën apel tek të gjitha institucionet shtetërore për përgjegjësi dhe ofrim të kushteve reale që qytetarët këtë të drejtë ta ralizojnë pa presione, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vetëm me shprehjen e të drejtës së votës në mënyrë të barabartë dhe pa presione, zgjedhjet do të jenë legjitime dhe të padiskutueshme”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit gjithashtu bëri me dije se do të intervenojë më kohë dhe efektivitet në të gjitha rastet të cilat do të paraqiten nga ana e qytetarëve./Telegrafi/