Site icon Telegrafi

Avokati Nikolla Dodevski do të ftohet si dëshmitar në rastin “Talir” të PSP-së

Nikolla Dodevski, avokati i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në të gjitha rastet e PSP-së që janë ngritur kundër tij, në rastin “Talir” për larje parash nga ana e OBRM-PDUKM-së, nuk do të mund të jetë avokati i Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dodevski në këtë rast do të ftohet si dëshmitar dhe nuk do të mund të mbrojë asnjë nga të dyshuarit në këtë rasti, mes të cilëve disa funksionarë të lartë të OBRM-PDUKM-së.

Nga PSP nuk tregojnë se në çfarë pozicioni i dëshmitarit do të ftohet, si përfaqësues ligjor i OBRM-PDUKM-së, si donator ose diçka tjetër./Telegrafi/

Exit mobile version