Telegrafi

Avokati nga Beogradi: Zyrtarët e BIA-s serbe kanë kryer vepër penale me ndalimin e aktivistit rus Peter Nikitin

Aktivisti opozitar rus Peter Nikitin për dy ditë ishte ndaluar në Aeroportin “Nikolla Teslla” të Beogradit, kur ka tentuar të hyjë në Serbi, prej ku jeton prej shumë vitesh.

Pas ndalimit, Nikitin kishte deklaruar se vendimi ishte marrë nga Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) dhe se ai “nuk ka marr asnjë shpjegim” pse i është mohuar hyrja, pasi ai që nga viti 2016 dhe është i pajisur me leje qëndrimi në Serbi.

Aktivist kundër luftës dhe njëherësh themeluesi i Shoqërisë Demokratike Ruse kishte organizuar protesta në Beograd në mbështetje të Ukrainës, pasi Rusia nisi pushtimin e fqinjit të saj. Ai është kritik i Kremlinit dhe presidentit Vladimir Putin.

“Mendoj se urdhri [për ndalim të hyrjes në Serbi] ka ardhur nga Rusia dhe unë e lidh vendimin me drejtorin e BIA-s, Aleksandar Vulin, sepse ai është i vetmi që merr këto vendime”, ka thënë Nikitin.

Ky ndalim për avokatin nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq është shkelje e ligjeve dhe se zyrtarët e BIA-s serbe kanë kryet vepër penale.

“Duke shkelur Ligjin për të Huajt, në këtë mënyrë, anëtarët e Agjencia për Siguri dhe Informacion kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare nga neni 359 i Kodit Penal, për shkak se e kanë ndaluar hyrjen në Serbi të Petar Nikitin, banues ligjor në Serbi, pavarësisht vendimit të gjykatës”, shkruan avokati Stojkoviq.

“Tashmë është e qartë se BIA dhe MPB kanë keqpërdorur kompetencat e tyre zyrtare dhe janë ngritur në këmbë për të mbrojtur interesat e Federata Ruse duke i shqiptuar në mënyrë të paligjshme një banori të ligjshëm të Serbisë, ndalim të paligjshëm për t’u kthyer në shtëpi në Serbi, ku jetojnë fëmijët e tij me shtetësi serbe, nga jashtë ku ai ndodhej përkohësisht”, shton ai.

Vulin është nën sanksione të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara që nga 11 korriku, nën dyshimet për përfshirje për korrupsion, trafikim me drogë dhe për përhapjen e ndikimit rus në Serbi. /Telegrafi/