Site icon Telegrafi

Avokati mashtron një femër në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi në cilësinë e avokatit mbrojtës ka përvetësuar dhjetë mijë euro para të gatshme nga një femër, me arsyetimin për ta mbrojtur për disa vepra penale për të cilat paraprakisht viktima e këtij rasti ka qenë e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, në vitin 2018.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes./ Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version