Site icon Telegrafi

Avokati Koci rezulton negativ në coronavirus

Avokati, Arianit Koci, ka njoftuar se ka rezultuar negativ në coronavirus.

Koci, gjatë ditës së djeshme kishte njoftuar që është vetizoluar, pasi që kishte pasur kontakt me një person që ishte infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.

“Rezultati në testimin e COVID 19 është NEGATIV. Pra, nuk jam infektuar me coronavirus (Covid-19). Faleminderit të gjithëve për interesimin!Duhet ta pranoj: jam zënë në befasi se sa mikun e dashamirin e paskam”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Kishte kontakt me një të infektuar me COVID-19, vetizolohet avokati Koci

Koci ka falënderuar IKSHPK-në, për trajtimin që i kanë bërë.

“Një falënderim i veçantë shkon për stafin e mrekullueshëm të IKSHP dhe drejtori Naser Ramadanin, të cilët me profesionalizëm e trajtuan rastin tim, dhe çdo rast tjetër. Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj edhe ministrin Armend Zemaj, i cili u interesua për mua, dhe më siguroi që jo vetëm unë, por të gjithë tjerët që eventualisht kanë nevojë, do ta kenë trajtimin profesional në IKSHP. Sistemi ynë shëndetësor po funksionon. Sidoqoftë, rreziku nuk ka kaluar ende. Prandaj, pa panik por me shumë kujdes”, ka thënë Koci./Telegrafi/

Exit mobile version