Site icon Telegrafi

Avokati i Gruevskit: Nuk kemi të drejtë të ankohemi në Gjykatën e Lartë

Avokati i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Dimitar Dagnov për televizionin “Tv21” tha se për vendimin e Këshillit Penal nuk kemi të drejtë të ankohemi në Gjykatën e Lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se ndaj vendimit të Këshillit Penal nuk kemi të drejtë ankese në Gjykatën e Lartë. Kemi mundësinë të paraqesim një iniciativë deri tek Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Ai, si kompetent, mund të paraqesë një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Për shkak të këtij afati, nisma jonë do të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur, menjëherë pas pranimit të vendimit.

“Iniciativat nuk konsiderohen si mjete efektive për shkak se Prokuroria Publike rrallë i pranon ato. Ne gjithashtu kemi një opinion nga Komisioni i Diskriminimit në të cilin këshillohet Gjykata 1, Kacarska për të eliminuar mangësitë e opinionit dhe për të njoftuar atë që është marrë në afat brenda 30 ditëve”, tha Dagnov.

Ai tha se e njëjta dorëzohet edhe tek Këshilli Gjyqësor i Republikës. Kacarska ka autoritet dhe ajo vetë ta anuloj fillimin e mbajtjes së dënimit për arsye të mendimit të saj.

“Kërkesa e dorëzuar deri tek Gjykata e Lartë më 24.10.2018 për momentin gjendet tek Kacarska edhe pse ajo atë është dashur menjëherë ta kthejë”, tha avokati i Nikolla Gruevskit, Dimitar Dangov./Telegrafi/

Exit mobile version