Site icon Telegrafi

Avokati Gashi tregon pse shqelmoi paratë e lypsarit në Prishtinë

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se është fyer rëndë nga lypsari, duke sqaruar në videon e shumëpërfolur, ku Gashi shihet duke shqelmuar kutitë me të hollat lypsarit në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Gashi ka thënë se e ka shqelmuar kutinë e lypsarit, pasi ky i fundit e ka fyer rëndë.

“Këta janë punëtorë të njerëzve me ‘Mercedesa’ dhe për këtë situatë nuk ka ndërmarrë askush asgjë. Me pas goditur unë lypsarin ai nuk do të kishte qëndruar aty hiç. Ju nuk e dini se çfarë ka thënë ai person. Me ta përmend ty nënën, si të duket? Nuk e shoh të arsyeshme të kërkoj falje për goditje të plastikës – kjo më duket budallaki. Ata janë një grup i organizuar prej kriminelëve. Me qindra herë janë thirrur organet kompetente”, ka pohuar Gashi.

Lexo po ashtu Tomë Gashi shqelmon paratë e lypsarit në sheshin "Nënë Tereza", në Prishtinë - thotë se kreu punën e inspektoratit

Gashi ka thënë se e ka kontrolluar vetën, sepse mos të kishte kontroll gjërat do të ndodhnin ndryshe.

“Atë ditë kam qenë duke ardhur në emisionin Info Magazine dhe gjatë rrugës unë i kam kërkuar lypsarit që të largohet nga aty. Ato çfarë ai [lypsari] i ka folur ndaj meje, mos të kishte qenë kontrolli im – ai do të kishte përfunduar krejt ndryshe. Shpesh herë kam kaluar aty bashkë me disa pjesëtarë të Policisë dhe të njëjtit kanë thënë se nuk kemi çfarë t’u bëjmë. Ka qenë një situatë e provokuar e cila ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme sepse unë nuk jam personi që ka përdorur dhunë. Nëse aty ka pasur dhunë; atëherë unë nuk paskam njohuri se çfarë është dhuna”, ka thënë avokati në Klan Kosova.

Exit mobile version