Site icon Telegrafi

Avokati egjiptian: Është “detyrë kombëtare” të përdhunosh gratë që mbajnë xhinse të grisura (Video)

Një avokat egjiptian ka thënë se dhunimi i grave që mbajnë xhinse të grisura është një ‘detyrë kombëtare’.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, komentet e Nabih al-Wahsh për një shfaqje televizive në Egjipt janë ndeshur me zemërim nga aktivistët, të cilët pretendojnë se fjalët e tij nxitëse shkelin kushtetutën e vendit.

Sipas Al Arabiya, ai tha: “Unë them se kur një vajzë ecën kështu, është një detyrë patriotike që të ngacmohet seksualisht dhe një detyrim kombëtar për ta përdhunuar”.

Ai shtoi: ‘Vajzat duhet të respektojnë veten, kështu që të respektohen nga të tjerët”.

“Mbrojtja e moralit është më e rëndësishme sesa mbrojtja e kufijve”, ka shtuar ai.

Mysafirët në program thuhet se ishin duke diskutuar një projektligj për të luftuar prostitucionin dhe “shthurjen”. /Telegrafi/

Exit mobile version