Avokati, Artan Qerkini ka folur në lidhje me Gjykimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Hagë.
Ai u shpreh se udhëheqësitë e OVL e UÇK-së, nuk kanë pasur qëllime kriminale me veprimet e tyre.
Këto komente ai i bëri në një lidhje direkte.
“Gucati dhe Haradinaj me veprimet e tyre kanë qenë të bindur se po i ndihmojnë antarësisë në të mënyrë që po i publikojnë provat që janë siguruar nga Republika e Serbisë, e në të cilat gjykata dhe prokuroria do të mbështetet gjatë procedimeve penale, për të trëeguar se këto procedura ndaj antarësisë së OVL- UÇK-së nuk janë me integritet, sepse po mbështeten në prova të cilat janë siguruar nga Republika e Serbisë dhe të gjithë ne e dimë se sa mund t’iu besojmë atyre provave. Pra, kjo ka qenë esenca e veprimit të Gucati dhe Haradinaj”.
“Nuk ka pasur qëllime kriminale, për të minuar procedurat që janë në rrjedhë e sipër në Gjykatën Speciale, por qëllimi ka qenë që opinionit t’i bëhet e ditur se anëtarët e shoqatës së veteranëve të luftës, do të akuzohen dhe do të gjykohen në bazë të provave të siguruara nga Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë”, u shpreh ai në klankosova.
Ai gjithashtu tha se nëse dikush nga Haga shpallet i pafajshëm, ka të drejtë kërkese për kompenzim dhe atë duhet ta paguajë Kosova.
“Është paraparë që nëse një person shpallet i pafajshëm, të ketë të drejtën të kërkojë kompenzim për kohën e kaluar në paraburgim, mirëpo me ligj është parashikuar që këtë kompenzim duhet ta paguajë Republika e Kosovës, edhe pse dëmin e kanë shkaktuar gjyqëtarët e Gjykatës Speciale, të cilët nuk janë emëruar nga Parlementi apo Këshilli Gjyqësor i Kosovës, megjithatë kosto do të duhej të përballohej nga buxheti i Republikës së Kosovës, kështu e parasheh ligji”.
“Mirëpo, do të jetë shumë e rëndësishme dhe shumë më e rëndsishme se ndonjë kompenzim eventual, shpallja të pafajshëm të Haradinajt dhe Gucatit, sepse kjo do të ishte një fitore morale edhe për vet OVL e UÇK-së”, u shpreh Qerkini.
Tutje, ai tha se tani është radha e mbrotjes, që para gjykatës të paraqes faktet që janë në favor të Gucatit dhe Haradinajt.
“Mbrojtja mund t’i paraqes këto argumente, e sa do të jenë ato të pranueshme për gjykatën, mbetët të shihet. Në proceset gjyqësore, është beteja mes prokurorisë dhe mbrotjes, pra në bazë të parimit të kontradiktoritetit, duhet të dëgjohen dy palët. Deri më tani është dëgjuar vetëm prokuroria, tani i mbetët mbrojtjes që t’i rrëzojë argumentet e prokurorisë dhe t’i prezantojë faktet e veta të cilat janë në favor të mbrojtjes së Gucatit dhe Haradinajt. Cilat argumente do të jenë më bindëse, do të vendos gjykata”, tha ai.